Blendi Klosi: Ja si u shkarkuan Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca

Blendi Klosi: Ja si u shkarkuan Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca

Blendi Klosi ka treguar se çfarë ndodhi në Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku u vendos përjashtimi i Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga të gjitha forumet e partisë. I ftuar në emisionin “Top Story”, Klosi e cilësoi mbledhjen si një takim pune, ku në fokus ishte organizimi i brendshëm i PS-së dhe përgatitjet për fushatën e ardhshme. Ai theksoi se një pjesë e diskutimeve u zhvillua me dyer të mbyllura. Sipas tij, gjatë mbledhjes pati diskutime nga tre kolegë dhe në përfundim Asambleja vendosi shkarkimin e Spiropalit dhe Ndrecës nga forumet e partisë. Klosi iu referua nenit 22 të statutit të PS-së, duke theksuar se ky nen u jep forumeve të partisë të drejtën për të kërkuar shkarkimin e anëtarëve për arsye që vlerësohen...