Ndërprerje masive në sistemet bankare online në SHBA, mijëra përdorues në panik

Ndërprerje masive në sistemet bankare online në SHBA, mijëra përdorues në panik

Një valë e gjerë ndërprerjesh teknike ka prekur disa prej bankave më të mëdha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mes tyre Chase, Bank of America, Wells Fargo dhe U.S. Bank, duke shkaktuar vështirësi për mijëra klientë në përdorimin e shërbimeve bankare online. Sipas raportimeve të mediave amerikane, përdoruesit kanë denoncuar probleme të shumta përmes platformës Downdetector, kryesisht me hyrjen në llogaritë e tyre bankare përmes faqeve zyrtare dhe aplikacioneve në telefon. Vështirësi janë raportuar gjithashtu në kryerjen e transfertave dhe operacioneve të tjera financiare. Ndërkohë, shërbimi i asistencës së Chase ka konfirmuar problematikën, duke bërë të ditur se ekipi teknik po punon për të identifikuar dhe zgjidhur defektin që ka prekur platformat e bankingut online. Deri më tani, shkaku i saktë i ndërprerjeve nuk...