Aulon Kalaja: Rama mori ekspertë për shuarjen e protestës! Qëndruan në shtëpinë e tij

Aulon Kalaja: Rama mori ekspertë për shuarjen e protestës! Qëndruan në shtëpinë e tij

Kreu i degës së Partisë Demokratike në Krujë, Aulon Kalaja, komentoi protestat kundër qeverisë dhe reagimin e kryeministrit Edi Rama ndaj tyre. I ftuar në studion e emisionit “Prime News24”, Kalaja deklaroi se protesta është kthyer tashmë në një fenomen masiv në Shqipëri dhe pakënaqësia ndaj qeverisë po shfaqet edhe brenda vetë Partisë Socialiste. Duke folur për përballjen e policisë me protestuesit, Kalaja pretendoi se qeveria ka përdorur ekspertë dhe teknika të specializuara për të shuar tubimet, duke përmendur edhe mbështetjen nga Izraeli. “Rama ka pasur të gjitha mjetet që kanë ardhur nga Izraeli dhe ekspertët më të mirë për shuarjen e protestave, të cilët kanë qëndruar në shtëpinë e Edi Ramës dhe prej aty kanë realizuar operacionet për shuarjen e protestës. Nuk kemi parë...