Mjaftojnë pak minuta shi për të përmbytur Lezhën, disa rrugë kthehen në pellgje

Mjaftojnë pak minuta shi për të përmbytur Lezhën, disa rrugë kthehen në pellgje

Lezha u përfshi këtë mbrëmje nga reshje të rrëmbyeshme shiu, të cilat edhe pse zgjatën vetëm pak minuta, shkaktuan grumbullim të ujit në disa akse rrugore të qytetit. Probleme u evidentuan pranë Drejtorisë së Tatimeve, në pellgun pranë çerdhes së qytetit dhe në rrugën e Shëngjinit. Ndërkohë, ndryshe nga situatat e mëparshme, blloku i 11 Janarit dhe bulevardi “Gjergj Fishta” nuk patën probleme me përmbytjet. Pas ndërprerjes së reshjeve intensive, uji u tërhoq brenda pak minutash përmes rrjetit të kanalizimeve të ujërave të bardha, ku së fundmi janë kryer ndërhyrje permes projektit te kanalizimeve te ujerave te bardha dhe te zeza. Situata u normalizua shpejt, ndërsa qarkullimi i automjeteve dhe lëvizja e qytetarëve vijuan pa pengesa të tjera. gijotina.com/