Mbledhja e Asamblesë së PS, gazetarja: Rama përjashtoi Spiropalin për t’u dhënë mësim të tjerëve

Mbledhja e Asamblesë së PS, gazetarja: Rama përjashtoi Spiropalin për t’u dhënë mësim të tjerëve

Gazetarja Denada Kola, gjatë diskutimit në emisionin “Top Story” për mbledhjen e Asamblesë dhe shkarkimin nga të gjitha forumet e PS të Elisa Spiropalit, ka replikuar pas fjalës së sekretarit të përgjithshëm të PS, Blendi Klosi. Ajo i është drejtuar Klosit lidhur me porositë që kryeministri Edi Rama kishte dhënë gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS-së dhe zhvillimet që pasuan. Sipas optikës së saj, arsyeja përse Edi Rama ka shkarkuar Spiropalin, vjen si zgjedhja e elementit me më pak ndikim në votat e PS-së për t’u dhënë një mesazh atyre që janë dhe do të jenë pjesë e Asamblesë. ”Zoti Klosi, deri tani bëtë parashtrimin që Rama brenda mbledhjes kishte lënë porosi që kjo do të ishte linja që do të mbahej, sepse, siç e...