Ministrja Ibrahimaj: Shqipëria synon të tërheqë investime dhe të forcojë bashkëpunimin ekonomik rajonal
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj mori pjesë në Forumin e 23-të Ekonomik të Vjenës (Vienna Future Dialogue 2026), në panelin “Common Vision for a Longstanding Economic Cooperation” (Vizion i përbashkët për një bashkëpunim ekonomik afatgjatë), ku prezantoi zhvillimet e ekonomisë shqiptare, objektivat e integrimit evropian dhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik me vendet e rajonit dhe partnerët ndërkombëtarë. Forumi mblodhi përfaqësues të lartë të institucioneve ndërkombëtare, drejtues të kompanive dhe përfaqësues të qeverive nga vende të ndryshme, për të diskutuar mbi sfidat dhe mundësitë e bashkëpunimit ekonomik. Në fjalën e saj, ministrja u ndal tek ecuria e ekonomisë shqiptare, e cila gjatë vitit 2025 shënoi rritje prej rreth 3,8%, ndërsa investimet e huaja direkte arritën në rreth 1,6 miliardë euro, teksa u...
Burimi:
kohajone.com