Përfshihet nga flakët makina te rrethrrotullimi i Freskut

Përfshihet nga flakët makina te rrethrrotullimi i Freskut

Sipas informacioneve paraprake, makina është përfshirë plotësisht nga zjarri në rrethrrotullimin e Freskut, ndërsa ende nuk dihen shkaqet që kanë shkaktuar incidentin. Pritet ndërhyrja e shërbimeve zjarrfikëse për shuarjen e flakëve, ndërsa nuk ka ende informacion nëse ka persona të lënduar.