Klosi: Elisa Spiropali nuk është më pjesë e asnjë forumi drejtues të PS

Klosi: Elisa Spiropali nuk është më pjesë e asnjë forumi drejtues të PS

Blendi Klosi, sekretari i përgjithshëm i PS, i ftuar këtë mbrëmje në Top Story, foli për mbledhjen e së shtunës të Asamblesë së PS-së, e sigurisht për atë që ishte lajmi kryesor, largimi i Elisa Spiropalit nga forumet e PS-së. Ai tha se Elisa Spiropali nuk është shkarkuar nga partia, por nga të gjitha forumet e PS-së. Ai nuk pranoi t’i kthente një pyetje të drejtpërdrejtë Grida Dumës kur iu drejtua: A votuat për këtë shkarkim? Ai tha se ishin forumet që pas kërkesës së Asamblesë vendosën që ta përjashtojnë atë nga të gjitha forumet e PS-së. “Ishte një mbledhje rutinë për fushatën dhe organizimin tonë, mbledhje pune. Sigurisht, një pjesë e mbledhjes ishte me dyer të mbyllura. Ne pas mbledhjes jemi shpërndarë dhe kemi...