EMRAT / Aksident tragjik në Gjermani, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të dielën pasdite në Gjermani ku kanë humbur jetën tre persona, mes tyre dy të rinj nga Kosova. Viktimat nga Kosova janë identifikuar si Leart Morina dhe Berhan Zeka, të dy nga Komuna e Rahovecit. Aksidenti ndodhi në autostradën B311, pranë qytetit Erbach, në distriktin Alb-Donau, ku u përfshinë nëntë automjete. Sipas policisë gjermane, në vendngjarje humbën jetën dy drejtues automjetesh, përkatësisht 18 dhe 19 vjeç. Ndërsa një pasagjer 26-vjeçar, i cili kishte mbetur i plagosur rëndë, ndërroi jetë të dielën në mbrëmje në spital. Një tjetër pasagjere 26-vjeçare mbeti e plagosur, ndërsa dy persona të tjerë pësuan lëndime të lehta. Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se drejtuesi 18-vjeçar humbi kontrollin e automjetit gjatë një parakalimi me shpejtësi të lartë....
Burimi:
javanews.al