Probleme në bankat kryesore amerikane, mijëra klientë kanë vështirësi për të hyrë në llogaritë online

Probleme në bankat kryesore amerikane, mijëra klientë kanë vështirësi për të hyrë në llogaritë online

Klientët e disa prej bankave më të mëdha në SHBA raportuan të hënën vështirësi në aksesimin e llogarive të tyre bankare përmes internetit. Sipas mediave amerikane, mijëra përdorues kanë raportuar vështirësi në platformën Downdetector, kryesisht për pamundësi për të hyrë në llogaritë e tyre përmes faqeve zyrtare dhe aplikacioneve në telefon, si dhe për probleme me transfertat e parave. Sipas faqes Downdetector.com, përdoruesit raportuan ndërprerje ose probleme në shërbimet e Bank of America, Chase, U.S. Bank, Wells Fargo dhe Truist. Një zëdhënës i Chase konfirmoi të hënën se shërbimet e bankës po përballeshin me një problem teknik, duke përjashtuar mundësinë e një sulmi kibernetik. “Për shkak të një problemi teknik, disa transaksione po kërkojnë më shumë kohë se zakonisht për t'u përfunduar, por klientët vijojnë...