Deputetja e PS ndan detaje se çfarë u diskutua në mbledhjen e socialistëve
Deputetja e Partisë Socialiste, Aulona Bylykbashi, ka komentuar diskutimet për statutin e PS-së dhe vendimmarrjen e fundit brenda partisë, duke mohuar se është shkelur statuti. “Jo, nuk mendoj që u shkel statuti. Mendoj që në raport me këtë vendimmarrje, që akoma nuk është vendimmarrje e plotë, sepse çdo vendim ka të përcaktuara strukturat që e marrin atë dhe këtë e përcakton po statuti, është një gjë në proces që po diskutohet në strukturat përkatëse që ky statut përcakton. Kur të ketë një vendimmarrje, do të jetë edhe publike”, u shpreh deputetja. E pyetur se çfarë u diskutua në mbledhjen me dyer të mbyllura, Bylykbashi u shpreh se diskutimet që zhvillohen brenda partisë u përkasin anëtarëve të saj, ndërsa theksoi se pjesa tjetër e zhvillimeve të...
Burimi:
kohajone.com