Hakeroi disa kompani dhe publikoi pamje të një videoloje, caktohet data e gjyqit ndaj 21-vjeçarit shqiptar

Hakeroi disa kompani dhe publikoi pamje të një videoloje, caktohet data e gjyqit ndaj 21-vjeçarit shqiptar

Një anëtar shqiptar i një grupi famëkeq të krimit kibernetik, i cili ishte përgjegjës për hakimin e kompanive të mëdha dhe rrjedhjen e 90 klipeve të videolojës së shumëpritur Grand Theft Auto VI, është deklaruar fajtor sot. Sipas njoftimit te prokurorisë britanike CPS të cilit i referohet Top Channel, Arion Kurtaj, 21 vjeç, pranoi se ishte pas një sërë hakerimesh të profilit të lartë në kompani të mëdha, duke përfshirë Rockstar Games, BT/EE, Revolut dhe Uber. Ai do të dënohet në Gjykatën e Kurorës Woolwich më 23 nëntor 2026. “Arion Kurtaj përdori teknika të sofistikuara hakimi për të kryer një fushatë të vazhdueshme sulmesh kibernetike, duke shkaktuar ndërprerje serioze në bizneset e mëdha ndërkombëtare dhe duke vënë në rrezik informacionin e ndjeshëm. I pandehuri ishte...