Ministrja Spahiu: Furnizimi me barna dhe pajisje mjekësore në spitalet publike do të garantohet nga shteti

Ministrja Spahiu: Furnizimi me barna dhe pajisje mjekësore në spitalet publike do të garantohet nga shteti

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu thotë se krijimi i një shoqërie shtetërore për furnizimin me barna, pajisje mjekësore dhe shërbime mbështetëse synon të garantojë furnizimin e institucioneve publike shëndetësore dhe të shmangë mungesat në spitale. Në një intervistë televizive, Spahiu pranoi se problematikat e raportuara për mungesën e medikamenteve dhe pajisjeve mjekësore në institucionet shëndetësore janë reale, duke theksuar se përgjegjësia për garantimin e furnizimit duhet të jetë e shtetit. “E vetmja zgjidhje do të jetë vetëm atëherë kur garancinë për ta furnizuar sektorin publik e merr shteti. Në momentin që mua sot më mungon një medikament për të cilin unë kam lidhur kontratë, do të jetë përgjegjësi e shtetit dhe e kësaj shoqërie për t’i dalë garant që në sistemin shëndetësor...