“Do të luftojmë me shpirt për ta mundur Spanjën”, Bushi e di formulën: Do ta godasim aty ku e ka defektin më të madh
Shqipëria U21 do të përballet mbrëmjen e nesërme me Spanjën U21, duke nisur nga ora 19:00. Hyrja në “Air Albania” do të jetë falas, teksa pritet një mbështetje e konsiderueshme për Shpresat kuqezi. Spanja do të jetë një test mjaft i rëndësishëm miqësor për ekipin kombëtar U21, i cili do të jetë pjesëmarrës vitin e ardhshëm në Kampionatin Europian që do të organizohet në Shqipëri dhe në Serbi. Alban Bushi ka deklaruar për mediat ditën e sotme se skuadra e tij do të luftojë për ta mundur Spanjën në fushën e lojës. Ai ka vlerësuar aftësitë mbrojtëse të lojtarëve të tij, si dhe ka bërë të qartë se e ka gati formulën për të dëmtuar kundërshtarin. “Spanja është një skuadër me potencial shumë të lartë...
Burimi:
sportekspres.com