Legjenda braziliane e ka kritikuar hapur, Ançeloti: Ai flet shumë

Legjenda braziliane e ka kritikuar hapur, Ançeloti: Ai flet shumë

Romario ka qenë prej kohësh një nga kritikët më të mëdhenj të Ançelotit në krye të Brazilit. Legjenda e futbollit brazilian ka kërkuar largimin nga detyra të Ançelotit pas humbjes në miqësore ndaj Japonisë. Trajneri italian i është përgjigjur në konferencë për shtyp, ku ka deklaruar se Romario flet shumë. “Romario shpreh një mendim, si gjithë të tjerët, dhe kjo është e drejta e tij. Ai mund të thotë gënjeshtra, të vërtetën ose broçkulla. E vërteta është se Romario flet shumë, dhe kjo është e drejta e tij”, ka thënë Karlo Ançeloti./Sport Ekspres/