“E vutë re Gjimshitin dhe Ismajlin?”, Kreshnik Cipi ngre alarmin: Janë në limitet e moshës së tyre

“E vutë re Gjimshitin dhe Ismajlin?”, Kreshnik Cipi ngre alarmin: Janë në limitet e moshës së tyre

Shqipëria ka fituar lehtë kundër Bjellorusisë 2-0 dhe ka siguruar vendin e parë në grup. Megjithatë kjo performancë ka ngritur disa pikëpyetje për Kreshnik Cipin, teksa i ftuar në Mega Sport në A2 CNN, ka shprehur shqetësimin për mbrojtjen dhe moshën e skuadrës. “Jam me Alliun që thotë që Hysaj nuk mund të luajë titullar te Shqipëria, teorikisht. Deri tani ka qenë mirë pasi kemi qenë në Ligën C, por problemet do të fillojnë tani me ndeshjet e vështira. Jo vetëm Hysaj, gjithë mbrojtja në tërësi. Për mua e kam thënë Gjimshiti dhe Ismajli janë në limitet e moshës, kush ka luajtur futboll e di si funksionon organizimi. E vutë re dhe sot, që këta lojtarë nuk ishin si më parë, si Gjimshiti dhe Ismajli?...