No Image Available

Shkaktoi aksidentin ku humbën jetën dy të miturit, Gjykata rrëzon kërkesën për gjykim të shkurtuar për Radaçin

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës nuk ka miratuar kërkesën për gjykim të shkurtuar për Nikollë Radaçin, i cili shkaktoi aksidentin tragjik ku humbën jetën dy të mitur dhe një tjetër mbeti i plagosur. Në seancën e sotme u shqyrtua çështja ndaj Radaçit, ndërsa gjykata nuk pranoi kërkesën e mbrojtjes për gjykim të shkurtuar. Gjatë hetimeve, ndaj Radaçit rëndonin tre akuza, por amnistia e miratuar pranverën e kaluar ka sjellë shuarjen e dy prej tyre, atë të përdorimit të alkoolit në drejtimin e mjetit dhe të largimit nga vendi i ngjarjes. Prokurorja Anila Bebeçi e ka dërguar Radaçin për gjykim vetëm për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen”. Nga ana e tij avokati i Radaçit ka...