Ndërhyrje kirurgjikale sipas planifikimit në spitalin rajonal “Memorial” të Fierit
Në Spitalin Rajonal Memorial Fier, shërbimi ndaj pacientëve vijon me përkushtim dhe profesionalizëm. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale përcolli momente nga puna e përditshme e stafit, ndërsa thekson se nga kujdesi i përditshëm në pavijonet spitalore, te realizimi i ndërhyrjeve kirurgjikale sipas planifikimit, çdo ditë është në shërbim të shëndetit. Spitali Rajonal Memorial Fier ofron shërbime të nivelit terciar për të gjithë rajonin e jugut të vendit. Me një kapacitet prej 150 shtretërish, ky spital aplikon për herë të parë në vend modelin e autonomisë spitalore. Spitali ofron shërbime në urgjencë, kirurgji, neurokirurgji, kirurgji kardiovaskulare, mjekësi interne, kardiologji, neurologji, sëmundje infektive, pneumologji, ortopedi dhe traumatologji.
Burimi:
kohajone.com