Aksidenti tragjik në Durrës, gjykata rrëzon kërkesën e Nikoll Radaçit për gjykim të shkurtuar

Aksidenti tragjik në Durrës, gjykata rrëzon kërkesën e Nikoll Radaçit për gjykim të shkurtuar

DURRËS- Nikoll Radaçi, 57-vjeçari i përfshirë në aksidentin tragjik të majit në Durrës ku humbën jetën dy fëmijë dhe mbeti i plagosur një tjetër do të përballet me një proces të zakonshëm gjyqësor. Gjykata e Durrësit nuk ka pranuar kërkesën e mbrojtjes për gjykim të shkurtuar dhe ka vendosur që çështja të kalojë për shqyrtim në themel. Gjatë shqyrtimit paraprak, gjykata ka cilësuar si të papërdorshme procesverbalin e marrjes së mostrës së gjakut dhe aktin e ekspertimit toksikologjik. Mbrojtja kishte pretenduar se analizat provonin se 57 vjeçari nuk kishte qenë nën efektin e alkoolit në momentin e aksidentit, ndryshe nga sa kishte deklaruar policia pas arrestimit. Gjithashtu eshtë vendosur pushimi i akuzës për drejtimin e automjetit në mënyrë të parregullt, pasi kjo vepër penale është përfshirë...