Vdekja e 26-vjeçares në Prizren, policia zbardh detajet e operacionit në Vërmicë
foto ilustruese KOSOVË- Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Prizren kanë bërë publike rrethanat e ndalimit të 26vjeçares Blerta Hyseni, e cila humbi jetën në spital pasi gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua gjatë një operacioni antidrogë. Në automjetin ku udhëtonte së bashku me një person tjetër, autoritetet sekuestruan 105.7 gramë substancë të dyshuar si kokainë, dy fishekë dhe dy telefona celularë. Sipas njoftimit të institucioneve Hyseni dhe personi tjetër u ndaluan më 15 nëntor në pikën kufitare të Vërmicës teksa udhëtonin me një automjet tip BMW. Gjatë kontrollit, policia gjeti dhe sekuestroi lëndën narkotike dhe municionin. Me urdhër të prokurorit, kontroll u ushtrua edhe në banesën e personit tjetër të dyshuar, ku u gjet një pajisje për identifikimin e sinjaleve GPS dhe kamerave....
Burimi:
zeri.ai