Arrestimi i Vlora Hysenit, Braho: Bashkëpunimi me SHISH vijon! Sara Mila? Kreu i SPAK: Po hetohet
Vlora Hyseni, Klodian Braho dhe Sara Mila TIRANË-Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho gjatë një takimi me gazetarët ka komentuar hetimet e fundit në vend. Sa i përket arrestimit të ish-drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hysenit, Braho ka sqaruar se kjo ngjarje nuk ka ndikuar në marrëdhëniet institucionale mes SPAK dhe SHISH. Kreu i SPAK theksoi se komunikimi dhe bashkëpunimi me Shërbimin Informativ të Shtetit ka vijuar normalisht, pavarësisht masës së marrë ndaj ish-drejtueses së tij. “Pavarësisht masës ndaj Vlora Hysenit, bashkëpunimi me SHISH-in ka vijuar. Besoj institucioneve dhe nuk mund t’i përgjithësoj nga veprimet e një individi”, deklaroi Braho. Ish-drejtuesja e SHISH ndodhet nën masën e sigurisë 'arrest shtëpie', pasi akuzohet nga SPAK se i ka ofruar ndihmë biznesmenit Ergys Agasi...
Burimi:
zeri.ai