Gjini apo seks? Gjykata Kushtetuese nis shqyrtimin e ligjit për barazinë gjinore

Gjini apo seks? Gjykata Kushtetuese nis shqyrtimin e ligjit për barazinë gjinore

Një vit nga miratimi i ligjit për barazinë gjinore, Gjykata Kushtetuese ka zhvilluar seancën e hapur për shqyrtimin e kërkesës së Koalicionit Pro Familjes dhe Forumit Mysliman Shqiptar për shfuqizimin e tij. Nismëtarët argumentuan arsyet se përse, sipas tyre, ligji është në kundërshtim me Kushtetutën. “Ligji nuk e përkufizon gjininë thjesht si seks biologjik, por përfshin dimensionin e saj shoqëror. Ligji ka problem me rendin juridik aktual kushtetues, pasi kemi një shpërndarje të spektrit shpjegues të gjinisë, gjë që e bën konfuz ligjin dhe të papërcaktuar. Pra, kemi të bëjmë me një përkatësi të shumëfishtë gjinore, që përmendet në ligj mbi 25 herë”, tha Pastori Akil Pano. Trajtimi i kësaj çështjeje në kurrikulat shkollore ishte një tjetër shqetësim i ngritur gjatë seancës. “Në një nga...