Nëna e Kryemadhit kërkon pafajësi për 846 mijë euro-t dhe konfiskimin e vilës. Avokatët: Është pensioniste
Fatime Kryemadhi, nëna e Monika Kryemadhit, ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme pafajësi për akuzën e pastrimit të parave, si dhe rrëzimin e kërkesës së SPAK për konfiskimin e vilës së saj në Kodrën e Diellit. Në një dokument prej 81 faqesh, avokatët e saj, Flutura Kona dhe Esmeralda Rama, kundërshtojnë pretendimet e Prokurorisë së Posaçme mbi origjinën e fondeve të përdorura për blerjen e pasurive të paluajtshme dhe shlyerjen e kredive. Në qendër të debatit është shuma prej 846 mijë eurosh, të cilën SPAK e konsideron të pajustifikuar dhe e lidh me transaksionet financiare të familjes Meta-Kryemadhi. Sipas mbrojtjes, Prokuroria nuk ka paraqitur prova konkrete që vërtetojnë origjinën kriminale të këtyre parave apo dijeninë e Fatime Kryemadhit. Avokatet hedhin poshtë edhe lidhjen e pasurive...
Burimi:
kohajone.com