Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, dërgohet për gjykim dosja e Elvis e Gjon Shkambit dhe rojes së sigurisë
Elvis Shkambi, Astrit Kalaja dhe Gjon Shkambi TIRANË-Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë dhe ka vendosur kalimin për gjykim të dosjes për vrasjen e gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja, ngjarje e ndodhur më 6 tetor 2025, brenda ambienteve të gjykatës. Në bankën e të akuzuarve do të ulen Elvis Shkambi, xhaxhai i tij Gjon Shkambi dhe punonjësi i sigurisë së gjykatës, Banush Koxhaj. Elvis Shkambi është marrë i pandehur për “Vrasje të funksionarëve publikë”, tentativë vrasjeje në rrethana cilësuese dhe armëmbajtje pa leje, xhaxhai i tij akuzohet për vrasje në rrethana cilësuese, ndërsa punonjësi i sigurisë së gjykatës, për shpërdorim detyre. Ky i fundit, Banush Koxhaj, lejoi hyrjen e armatosur të autorit në ambientet e gjykatës, ku ndodhi krimi. Ngjarja ndodhi më 6...
Burimi:
zeri.ai