007 ka një aktor të ri si James Bond-i

007 ka një aktor të ri si James Bond-i

Aktori i Batman-it, Robert Pattinson, është konfirmuar si James Bond-i i ri. Llogaria zyrtare e 007 në Instagram ka publikuar një video misterioze, në të cilën shkruhet: “Identiteti u konfirmua.” Video-ja që konfirmon Robert Pattinson në rolin e James Bond-it e shfaq aktorin anglez me një armë në dorë, i veshur me smoking. Në një deklaratë, Pattinson shprehet: ”James Bond është një nga personazhet më legjendarë në historinë e kinemasë dhe të më besohet roli i agjentit 007 është nderi i jetës sime. Jam thellësisht mirënjohës ndaj Denis, Amy, David, Tanya dhe të gjithë ekipit të Amazon MGM Studios për besimin që kanë treguar tek unë. Të them se ky rol është një ëndërr e bërë realitet do të ishte pak të thuhej. Nuk mund...