No Image Available

“Noizy më la shtatzënë dhe më braktisi për Tunën”/ Rikthehet në vëmendje historia e banores së BBVK

Hyrja e Edita Abazit në spektaklin “Big Brother VIP Kosova 5” ka rikthyer vëmendjen te një histori e së kaluarës, e cila vite më parë u komentua gjerësisht në mediat rozë. Modelja nga Kosova ishte përfolur për një lidhje me reperin Noizy dhe kishte ndarë publikisht versionin e saj të kësaj historie në një intervistë të dhënë disa vite më parë. Në atë kohë, Edita prezantohej si 22-vjeçare dhe punonte si fotomodele në Prishtinë. Ajo tregonte se ishte njohur me reperin gjatë verës, përmes një miku të përbashkët. Sipas rrëfimit të saj, njohja ishte kthyer në një marrëdhënie romantike dhe Noizy kishte udhëtuar drejt Prishtinës për ta takuar. Por, sipas pretendimeve të Editës në atë intervistë, historia kishte përfunduar në mënyrë të dhimbshme. Ajo deklaronte...