No Image Available

Aksidentoi për vdekje dy fëmijë në trotuar/ Gjykata merr vendimin për Nikoll Radaçin, ja për çfarë do të gjykohet

Gjykata e Durrësit ka vendosur që Nikoll Radaçi, 57-vjeçari që në maj të këtij viti përplasi për vdekje dy fëmijë dhe plagosi një tjetër në Durrës, të përballet me gjykim të zakonshëm. Trupi gjykues nuk ka pranuar kërkesën e mbrojtjes për gjykim të shkurtuar dhe ka vendosur kalimin e çështjes për shqyrtim në themel. Aksidenti i rëndë ndodhi kur tre fëmijët ndodheshin në trotuar dhe u përplasën nga automjeti që drejtohej nga Radaçi. Dy prej tyre humbën jetën, ndërsa i treti mbeti i plagosur. Gjatë shqyrtimit paraprak, gjykata ka rrëzuar si të papërdorshme procesverbalin e marrjes së mostrës së gjakut dhe aktin e ekspertimit toksikologjik-ligjor. Këto dokumente ishin kundërshtuar nga mbrojtja, e cila pretendonte se rezultatet e analizave tregonin se 57-vjeçari nuk kishte qenë nën...