Klodiana Lala trondit qeverinë: SPAK ka nisur dosjen “Balluku 2”, shqyrtohen tendera të tjerë!
Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me dosjen e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila tashmë është dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme. E ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24, Lala u ndal te deklaratat e kreut të SPAK, Klodian Braho, duke bërë të ditur se, paralelisht me dosjen që ka kaluar për gjykim, prokurorët po verifikojnë edhe procedura të tjera tenderuese. Sipas gazetares, nga dosja kryesore është ndarë një fraksion që lidhet me tendera të tjerë, të cilët po shqyrtohen nga prokurorët e posaçëm për dyshime mbi shkeljen e barazisë në tendera. Lala e cilësoi këtë zhvillim si një fazë të re të hetimeve, duke e quajtur “Dosja Balluku 2”. Megjithatë, ajo sqaroi se deri në këtë moment nuk...
Burimi:
ntv.al