No Image Available

A mund t’i shtohen Thaçit vite të tjera burgimi?

Dy muaj pasi u dënua me 25 vjet burgim për krime lufte, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përballet me mundësinë e një dënimi tjetër nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Më 17 nëntor, gjykata do të shpallë aktgjykimin në një proces të veçantë, ku ai akuzohet për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përfshirë përpjekjet për të ndikuar te dëshmitarët e Prokurorisë. Nëse shpallet fajtor, Thaçit mund t’i shtohen vite burgimi. Nëse lirohet nga akuzat, dënimi i tij i mëparshëm nuk do të ndryshojë automatikisht. Ligjëruesi i së Drejtës Penale Ndërkombëtare në Universitetin e Amsterdamit, Mathias Holvoet, thotë për Radion Evropa e Lirë se, sipas praktikës së gjykatave penale ndërkombëtare, dënimet për pengim të drejtësisë zakonisht u shtohen atyre për krime ndërkombëtare. Pse po gjykohet...