“Verifikimi i fakteve na ndihmon edhe në debatin për racizmin në ekran”, AMA: Skeçi i “Portokallisë” po shqyrtohet!

“Verifikimi i fakteve na ndihmon edhe në debatin për racizmin në ekran”, AMA: Skeçi i “Portokallisë” po shqyrtohet!

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka reaguar për skeçin “Afganët në hipotekë”, të transmetuar më 15 nëntor në emisionin “Portokalli”, duke bërë të ditur se përmbajtja është aktualisht në proces shqyrtimi në kuadër të monitorimit të përditshëm të institucionit. Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi, thekson se institucioni nuk miraton paraprakisht programet televizive dhe se përgjegjësia editoriale për transmetimin i takon televizionit, ndërsa vlerësimi i AMA-s kryhet pas transmetimit dhe mbi materialin e plotë. Sipas saj, në rastin e satirës duhet të merret parasysh edhe liria krijuese, konteksti dhe objekti real i humorit. Në reagimin e saj, Krasniqi rikujton gjithashtu se gjatë tre viteve të fundit AMA ka vendosur 13 gjoba dhe 39 masa tërheqjeje vëmendjeje për raste të racizmit dhe gjuhës së urrejtjes në transmetimet audiovizive....