Nëna e Monika Kryemadhit kërkon pafajësi, kundërshton SPAK për 846 mijë eurot dhe konfiskimin e vilës: Pensioniste, e vetmja pasuri e saj!

Nëna e Monika Kryemadhit kërkon pafajësi, kundërshton SPAK për 846 mijë eurot dhe konfiskimin e vilës: Pensioniste, e vetmja pasuri e saj!

Mamaja e Monika Kryemadhit kërkon në GJKKO pafajësi për akuzën e pastrimit të parave dhe rrëzimin e kërkesës së SPAK për konfiskimin e vilës së saj në Kodrën e Diellit. Në konkluzionet prej 81 faqesh, avokatet Flutura Kona dhe Esmeralda Rama kundërshtojnë pretendimet e SPAK për origjinën e paligjshme të fondeve të përdorura për blerjen e apartamenteve, shlyerjen e kredive bankare dhe përfitimin e pasurive të paluajtshme. Një nga kundërshtimet kryesore lidhet me shumën prej 846 mijë eurosh, të cilën Prokuroria e Posaçme e konsideron të pajustifikuar dhe e lidh me transaksionet financiare të familjes Meta-Kryemadhi. Sipas mbrojtjes, SPAK nuk ka identifikuar në mënyrë konkrete veprimet financiare që përbëjnë këtë shumë, burimin e secilit transaksion dhe dijeninë e Fatime Kryemadhit për një origjinë të mundshme...