Fatime Kryemadhi kërkon pafajësi në GJKKO, kundërshton konfiskimin e vilës nga SPAK
Fatime Kryemadhi, nëna e Monika Kryemadhit, i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme shpalljen e pafajësisë për akuzën e pastrimit të parave, si dhe rrëzimin e kërkesës së SPAK për konfiskimin e vilës së saj në Kodrën e Diellit. Në konkluzionet përfundimtare prej 81 faqesh, avokatet e saj, Flutura Kona dhe Esmeralda Rama, kundërshtojnë pretendimet e Prokurorisë së Posaçme për origjinën e paligjshme të fondeve të përdorura për blerjen e apartamenteve, shlyerjen e kredive bankare dhe përfitimin e pasurive të paluajtshme. Një nga çështjet e kundërshtuara është shuma prej 846 mijë eurosh, të cilën SPAK e konsideron të pajustifikuar dhe e lidh me transaksionet financiare të familjes Meta-Kryemadhi. Sipas mbrojtjes, Prokuroria nuk ka identifikuar konkretisht veprimet financiare që përbëjnë këtë shumë, burimin e secilit transaksion dhe...
Burimi:
gijotina.com