10 tendera, 26 të pandehur dhe 2 kompani, SPAK çon Belinda Ballukun në gjyq
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në Gjykatën e Posaçme kërkesën për gjykimin e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe 25 personave të tjerë, si dhe dy kompanive. Në këtë dosje janë përfshirë 26 persona fizikë dhe dy persona juridikë, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale, që lidhen kryesisht me shkeljet në procedurat e prokurimit publik, korrupsionin dhe pastrimin e parave. Sipas SPAK, hetimi përfshin 10 procedura tenderimi të zhvilluara nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) dhe Albcontrol. Akuzat ndaj Belinda Ballukut Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është personi kryesor në këtë dosje. SPAK e akuzon për: Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera publikë, në bashkëpunim, në nëntë raste. Korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike. Korrupsion...
Burimi:
gijotina.com