VILAT SEKRETE DHE 5 MILIARDË LEKË DËM/ Prokuroria e Posaçme njoftim zyrtar për 28 të pandehur
SPAK dërgon në gjykatë procedimin penal ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe 27 të pandehurve të tjerë. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit të vitit 2025, në ngarkim të 26 të pandehurve dhe 2 personave juridik. 1. Belinda Balluku, ish Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, ish Drejtoreshë e Përgjithshme e “Albcontrol” sh.a, e akuzuar për kryerjen e veprave penale: -Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, (nëntë herë),“Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, (sipas ligjit 144/2013), “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Refuzim për deklarimin, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive,...
Burimi:
ntv.al