Dosja Balluku për gjykim/ Kreu i SPAK: Korrupsion në 9 raste dhe 5 miliardë lekë dëm ndaj shtetit

Dosja Balluku për gjykim/ Kreu i SPAK: Korrupsion në 9 raste dhe 5 miliardë lekë dëm ndaj shtetit

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka dorëzuar në gjykatë kërkesën për gjykimin e ish-zëvendëskryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, si dhe 25 personave të tjerë dhe dy shoqërive tregtare. Lajmi u konfirmua nga kreu i SPAK, Klodian Braho, gjatë një takimi me gazetarët, ku ishte i pranishëm edhe grupi hetimor, i përbërë nga dy prokurorët e çështjes, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko. Sipas Brahos, në hetim janë angazhuar gjithsej dy prokurorë dhe dhjetë hetues, të cilët kanë punuar pa ndërprerje. Prokurori Dritan Prençi bëri të ditur se hetimet janë përqendruar në dhjetë procedura prokurimi, mes të cilave Tuneli i Llogarasë, lotet e Unazës së Madhe të Tiranës dhe procedura e prokurimit për Albcontrol. Një nga episodet kryesore lidhet me një...