Gjykata hesht për Radoiçiqin mes raportimeve se ka ikur në Rusi
Gjykata e Lartë në Beograd nuk tregoi nëse Millan Radoiçiq e ka përmbushur detyrimin për t’u paraqitur në polici më 15 nëntor. Radio Evropa e Lirë ia drejtoi këtë pyetje edhe Policisë së Serbisë, por, deri në publikimin e këtij lajmi, nuk mori përgjigje nga asnjëri institucion. Radoiçiq, i cili kërkohet nga policia ndërkombëtare, INTERPOL, për organizimin e sulmit të armatosur në Banjskë të Kosovës, është nën hetime nga Prokuroria e Lartë Publike në Serbi. Që nga tetori i vitit 2023, ai është i detyruar të paraqitet në stacionin policor më 1 dhe 15 të çdo muaji, ndërsa pasaporta i është konfiskuar. Sipas deklarimeve të mëhershme të Gjykatës së Lartë në Beograd, Radoiçiq i ka respektuar këto masa. Por, më 13 nëntor, në publik qarkulluan...
Burimi:
syri.net