Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, kalojnë për gjykim Elvis Shkambi dhe xhaxhai i tij
Gjykata e Tiranës ka vendosur të kalojë për gjykim Elvis Shkambin dhe xhaxhain e tij, Gjergj Shkambin, të akuzuar në lidhje me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja. Në gjyq është dërguar edhe punonjësi i sigurisë, Banush Koxhaj. Elvis Shkambi akuzohet për “Vrasje të funksionarëve publikë”, “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” ndaj palëve ndërgjyqëse, e mbetur në tentativë, si dhe për “Mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Ndërsa Gjergj Shkambi akuzohet për “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, punonjësi i sigurisë Banush Koxhaj do të përballet me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”. Sipas hetimeve, ngjarja ndodhi më 6 tetor 2025, pasi gjyqtari Astrit Kalaja shpalli vendimin gjatë një seance për kundërshtimin e veprimeve përmbarimore. Në atë moment, Elvis Shkambi nxori...
Burimi:
gijotina.com