‘400 metra thellë nën tokë rrethuar…’/ Gjermania në kërkim të një depoje përfundimtare për mbetjet bërthamore
Vështirë se ka një problem politik më të ndërlikuar sesa menaxhimi i mbetjeve tejet radioaktive nga centralet bërthamore. Kjo dëshmohet nga fakti se kjo çështje mbetet ende kryesisht e pazgjidhur në pothuajse të gjitha vendet e botës që kanë ose kanë pasur centrale bërthamore, gjithsej 31 shtete. Dhe kjo megjithëse centrali i parë i madh bërthamor hyri në funksion në Rusi që në vitin 1954. Finlanda është vendi i parë në botë që ka miratuar një depozitim përfundimtare për mbetjet shumë radioaktive bërthamore. Ajo ndodhet 400 metra nën tokë, në një ishull në perëndim të vendit, pranë njërit prej dy centraleve bërthamore finlandeze. Për ndërtimin dhe përfundimin e saj, finlandezëve u janë dashur rreth 40 vjet punë. Gjermania në kërkim prej 10 vjetësh Por në...
Burimi:
syri.net