Aktgjykimi ndaj Thaçit në Hagë, OVL-UÇK dhe “Liria ka Emër”: Nuk presim drejtësi, protestat nuk përjashtohen

Aktgjykimi ndaj Thaçit në Hagë, OVL-UÇK dhe “Liria ka Emër”: Nuk presim drejtësi, protestat nuk përjashtohen

Dy muaj pas shpalljes së aktgjykimit të parë, me të cilin u dënua me 25 vjet burgim në shkallë të parë, ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, të martën, do të përballet me një tjetër vendim të Gjykatës Speciale në Hagë, kësaj radhe në rastin ku akuzohet për pengim të drejtësisë. Në këtë proces gjyqësor, përveç Thaçit, të akuzuar janë edhe Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi. Në prag të shpalljes së aktgjykimit, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe platforma “Liria ka Emër” shprehen skeptike për një vendim të drejtë, ndërkohë që nuk përjashtojnë organizimin e protestave, varësisht nga vendimi që do të merret. Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati tha se ka humbur besimin në Gjykatën Speciale, të cilën e konsideron...