Manaj thyen rekordin e Bogdanit? Alliu e sheh ndryshe: Dikur luaje njëherë në 30 vite, sot luan 3 herë në vit me Andorrën
Rei Manaj ka shënuar një tjetër gol me Kombëtaren dhe është shumë pranë thyerjes së rekordit të Bogdanit. I ftuar në Mega Sport që transmetohet në A2 CNN, Ilir Alliu, ndan një tjetër mendim sa i përket kësaj teme. Ai thotë se krahasimi nuk funksionon pasi kundërshtarët e Manajt dhe të Bogdanit kanë pasur tjetër koeficent vështirësie. “Përpara të binte njëherë në 30 vite të luaje me Andorrën, tani luajmë 3 herë në vit me Andorrën, me Liteshtejnin sepse është tjetër sistem dhe ka aktivitete më shumë. është e lehtë të krahasosh, por nuk mund të krahasosh koeficentin e vështirësisë të golave që ka bërë Manaj tani me këto ekipe dhe me lojtarët e tjerë si Bogdani apo të tjerë. Sot golat po realizohen me...
Burimi:
sportekspres.com