“Trajneri na e tha që ditën e parë, donim vendin e parë”, Asllani: Të gjithë e dimë ç’do të thotë të luash për Kombëtaren
Shqipëria ka luajtur sot ndeshjen e fundit në Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë janë përballur me Bjellorusinë në transfertë në një sfidë që do të përcaktonte edhe vendin e parë në grup. Ekipi ynë kombëtar ka fituar me shifrat 0-2 falë golave të Manajt dhe Hysajt. Kjo fitore ka bërë që kuqezinjtë ta përfundojnë kompeticionin në krye të grupit. Pas përfundimit të ndeshjes, lojtarët dhe trajneri kanë dhënë intervistat e tyre për “TV Klan”. Asllani: “Ky ishte objektivi jonë. Trajneri e ka thënë që kur erdhi ditën e parë. Ishte ëndrra jonë kjo, të dilnim në vend të parë. Dolëm të parët dhe tani t? shohim ç’do të kemi përpara. Trajneri është shumë i lumtur. Na komplimentoi të gjithëve në dhomën e zhveshjes. Çdo trajner e...
Burimi:
sportekspres.com