“Ajo që bënë lojtarët e Spanjës para ndeshjes, na motivoi më shumë”, Kanë nuk përmbahet: Do të fitojmë Europianin dhe Kupën e Botës
16 Nëntor 2026 20:50 Telesport Kapiteni i Anglisë, Harry Kane, deklaroi se pamja e lojtarëve spanjollë duke shfaqur Kupën e Botës para tifozëve të tyre në stadiumin “Metropolitano”, i dha “Tre Luanëve” një motivim shtesë për të arritur një fitore surprizuese, duke mundur kampionët e botës me rezultatin 2-3, në ndeshjen e fundit në grup në Ligën A, në Ligën e Kombeve. “Ajo që pamë (festimet e Spanjës) na bëri edhe më të etur për fitore. Na dha motivimin për të thënë: ‘Dakord, kanë kaluar katër muaj, por ne jemi skuadra që do të shpallet kampione e Evropës dhe e botës’. Sigurisht, këtë duhet ta vërtetojmë ende dhe rruga është ende e gjatë. Por mbrëmje si kjo shërbejnë për të forcuar besimin tonë te potenciali...
Burimi:
telesport.al