Bayern gjen në Francë zëvendësuesin e Neuer, nisin kontaktet. Synimi është për merkaton e janarit
16 Nëntor 2026 19:50 Telesport Drejtuesit e Bayern Munich kanë nisur bisedimet për të finalizuar afrimin e një portieri të ri që në merkaton e janarit, duke pasur parasysh dëmtimin serioz të Manuel Neuer. Bayern ka piketuar Robin Risser, portierin 21-vjeçar francez të Lens. Plani i klubit bavarez parashikon finalizimin e transferimit në janar, të shoqëruar me një huazim të menjëhershëm deri në fund të sezonit. Risser shihet si pasuesi ideal i Neuer, i cili pritet të largohet në fund të sezonit. Francezi do të rivalizojë me Jonas Urbig për vendin e titullarit. Vlera në treg e Risser sipas Transfermarkt është 30 milionë euro. Ai është nën kontratë me Lens deri në vitin 2030.
Burimi:
telesport.al