FSHF “përdor” Maratonën e Tiranës për të promovuar UEFA EURO U-21 2027
Federata e Futbollit ishte pjesë e Maratonës së Tiranës, të zhvilluar më 15 nëntor, duke shfrytëzuar këtë aktivitet për të promovuar edhe Kampionatin Europian U-21 2027, një nga ngjarjet më të rëndësishme sportive që Shqipëria do të mirëpresë në verën e vitit të ardhshëm. FSHF u përfaqësua nga punonjës të administratës dhe vullnetarë, të cilët u angazhuan në këtë aktivitet, ku krahas promovimit të vlerave të sportit, aktivitetit fizik dhe një stili jetese të shëndetshëm, një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe prezantimit të EURO U-21 2027. Për këtë qëllim, FSHF kishte krijuar një stendë të posaçme, ku pjesëmarrësit dhe qytetarët patën mundësinë të merrnin informacione mbi Kampionatin Europian U-21, organizimin e tij në Shqipëri dhe emocionet që pritet të sjellë ky kompeticion. Turneu do...
Burimi:
telesport.al