Refuzohet oferta 70 milionë euro, Milan i kthehet alternativës B për sulmin

Refuzohet oferta 70 milionë euro, Milan i kthehet alternativës B për sulmin

16 Nëntor 2026 18:44 Telesport Pas transferimit të Goncalo Ramos gjatë verës së kaluar për më shumë se 70 milionë euro, Milan duket se do të bëjë një tjetër goditje në sulm. Objektivi parësor i kuqezinjve është Endrick. Gazzetta dello Sport raporton se oferta e Milanit prej 70 milionë eurosh për sulmuesin brazilian është refuzuar nga Real Madrid. Në këtë situatë, kuqezinjtë duhet të shqyrtojnë alternativa të tjera. Emri më i përfolur pas Endrick është ai i Nicolo Tresoldit, i cili po shkëlqen me fanellën e Club Brugge këtë sezon dhe e ka pranuar publikisht që është një tifoz i madh i kuqezinjve. Megjithatë, ajo që e bën të ndërlikuar këtë operacion është shifra e kërkuar nga klubi belg që i kalon 60 milionë euro....