Bushi flet para miqësores ndaj Spanjës: Do të luftojmë me shpirt & zemër për rezultat pozitiv

Bushi flet para miqësores ndaj Spanjës: Do të luftojmë me shpirt & zemër për rezultat pozitiv

Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, ka folur për fshf.org në prag të miqësores së dytë të muajit nëntor, ndaj Spanjës U-21, që do të zhvillohet të martën, më 17 nëntor, në stadiumin “Air Albania”, në orën 19:00. Pas fitores 3-1 ndaj Luksemburgut, kuqezinjtë përballen me një tjetër kundërshtar të fortë, në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Europian U-21 2027. Trajneri Bushi vlerëson potencialin teknik të skuadrës spanjolle, por thekson se Shqipëria ka identitetin, karakterin dhe disiplinën e duhur për të përballuar këtë sfidë. “Me Luksemburgun morëm një fitore të merituar. Ekipi tregoi karakter, disiplinë, kompaktësi. Pavarësisht se pësuam gol të parët, nuk i dhamë asnjë mundësi kundërshtarit të na rrezikonte për rast ose gol tjetër. E kthyem rezultatin nga 0-1 në 3-1. “Spanja është...