Ancelotti zbulon arsyen e vërtetë pse Raphinha nuk pranoi të rikthehet te Barcelona, pas kartonit të kuq të marrë ndaj Japonisë
16 Nëntor 2026 18:25 Telesport Në konferencën për shtyp para ndeshjes miqësore me Singaporin, Carlo Ancelotti zbuloi se ishte vetë Raphinha që vendosi të mos rikthehej te Barcelona, pas kartonit të kuq të marrë në miqësoren e 14 nëntorit ndaj Japonisë, ku aziatikët fituan në fund 3-2. “Raphinha tregoi shumë dashuri për kombëtaren. Ai u përjashtua, por dëshironte të qëndronte me ekipin. Kjo është një shenjë shumë e rëndësishme që tregon se grupi, veçanërisht liderët, siç është ai, është një grup shumë i shëndetshëm. Pra, ishte vendimi i tij personal”, sqaroi Ancelotti. Raphinha do të niset për në Spanjë menjëherë pas ndeshjes miqësore të së martës kundër Singaporit. Ky orar i jep anësorit disa ditë kohë për t’u rikuperuar nga udhëtimi i gjatë, përpara se...
Burimi:
telesport.al