I zunë pritë dhe e qëlluan me armë sapo doli nga lokali në Itali, shqiptari në rrezik për jetën! Dyshime për larje hesapesh, plumbi i kapi…

I zunë pritë dhe e qëlluan me armë sapo doli nga lokali në Itali, shqiptari në rrezik për jetën! Dyshime për larje hesapesh, plumbi i kapi…

Një 43-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë gjatë një atentati në Certosa di Pavia. Muratori u qëllua me armë zjarri nga një makinë në lëvizje. Ai nuk rezulton të ketë precedent penalë, e po ashtu as miku e kolegu i tij, po ashtu shqiptar, që e shoqëronte në momentin e ngjarjes. Nuk përjashtohet mundësia që pikërisht ai të ketë qenë objektivi i pritës. Dy miqtë, pak para orës 19:30 të së shtunës, sapo kishin dalë nga një lokal ku kishin pirë diçka së bashku dhe po ktheheshin drejt shtëpive të tyre, ku familjet i prisnin për darkë. Miku i 43-vjeçarit kishte parkuar makinën e tij në zonën e Conca del Naviglio dhe do ta shoqëronte deri në shtëpi. Pasi dolën nga lokali, të dy...