EMRI / Aksidenti në Vlorë, viktimë shefi i Krimeve të Rënda

EMRI / Aksidenti në Vlorë, viktimë shefi i Krimeve të Rënda

Ka ndërruar jetë në aksidentin e rëndë të ndodhur pak minuta më parë në autostradën Fier-Vlorë, shefi i Krimeve të Rënda të Vlorës, Ermal Lula. Aksidenti ndodhi pasditen e sotme, përgjatë autostradës Fier-Vlorë, në afërsi të Novoselës, ku një automjet është përplasur me një mjet të tonazhit të rëndë, tip skrep. Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën Lula, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Vlorës.Në vendngjarje pritet të mbërrijnë shërbimet e Policisë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.