Aksident i rëndë në autostradën Fier-Vlorë, makina përplaset me me skrepin, një i vdekur dhe një plagosur!
Një aksident i rëndë është regjistruar sot përgjatë autostradës Fier-Vlorë (16 nëntor), në afërsi të Novoselës. Një automjet është përplasur me një mjet të tonazhit të rëndë, tip skrep. Si pasojë e përplasjes, një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Vlorës. Në vendngjarje pritet të mbërrijnë shërbimet e Policisë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Ndërkohë, situata në këtë aks të rrugës vijon të jetë e rënduar.
Burimi:
javanews.al